Bota

I riu shkrep fotografinë e jetës, fikson kometën që udhëton një herë në 6.800 vjet në tokë

12 Korrik 2020, 19:52 Nga DOSJA
I riu shkrep fotografinë e jetës, fikson kometën që

BRATANI- Një kometë  u pa duke lëvizur mbi Stonehenge në mbrëmjen e të premtes. Fotografi Mathew Browne, u largua tre orë larg shtëpisë së tij për të fotografuar monumentin ikonik të gurit neolitik, por shkrepi fotografinë e jetës.

Po mbrëmja ishte spektakolare, pasi mbi kokën e tij kaloi kometa e rrallë Neoëise mund të shihej teksa vinte afro 103 milion km larg tokës. 36-vjeçari arriti të kapte pamjen befasuese të kometës që fluturonte mbi shkëmbinj.

Topi i zjarrit udhëtoi nëpër qiell në rrugëtimin e tij një herë në 6.800-vjet duke lëshuar mbrapa tij retë mahnitëse Noctilucente.

Mathew pasi publikoi fotografitë e tij u shpreh se “Kam kapur mijëra e mijëra foto gjatë karrierës time, por kjo duhet të jetë një nga të preferuarat e mia”.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kometa ne qiell mathew browne kometa ne qiell mathew browne

Sondazh

Poll