Bota

“Do ndëshkoheni”/ Drejtori i Policisë në Kosovë paralajmëron ashpër qytetarët që nuk respektojnë masat e marra për

13 Korrik 2020, 08:44 Nga DOSJA
“Do ndëshkoheni”/ Drejtori i Policisë në Kosovë

KOSOVË– Drejtori i përgjithshëm i Policisë në Kosovë, Rashit Qalaj, ka paralajmëruar të gjithë qytetarët që nuk zbatojnë masat e marra ndaj koronavirusit. 

I ftuar në emisionin e mëngjesit në KTV, “Sot”, Qalaj tha se të gjithë ata qytetarë që nuk zbatojnë masat e marra për pandeminë e koronavirusit, do të ndëshkohen me gjobë.

Nga nesër, Policia e Kosovës do të fillojë më seriozisht monitorimin nëse po respektohen vendimet e Qeverisë. Së bashku me inspektorët do të fillojmë me informimin, e pas disa ditësh do të nisim edhe me marrjen e masave ndëshkimore,”– ka thënë Qalaj.

Ndërkohë, Kosova vijon që të regjistrojë një numër të lartë të infektuarish me koronavirus. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se deri më tani janë shënuar 4 mijë e 931 persona të infektuar, ndërsa mbi 2 mijë prej tyre janë raste aktive.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se zonat që kanë më shumë raste aktive janë Prishtina, me rreth 1090 raste aktive me koronavirus, 393 të shëruar dhe 14 vdekje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni rashit qalaj rashit qalaj

Sondazh

Poll