Bota

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, sot i drejtohen kutive të votimit personat me COVID-19 dhe të vetëizoluarit

13 Korrik 2020, 09:11 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, sot i drejtohen kutive të

MAQEDONI E VERIUT-Në Maqedoninë e Veriut, kanë nisur sot zgjedhjet parlamentare që do të zgjasin për tre ditë. Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, procesi i votimit do të ndahet në 3 ditë. Ditën e sotme do të votojnë të infektuarit me COVID-19 dhe të vetëizoluarit.

Mësohet se nga 770 kërkesa për votim, janë pranuar vetëm 716 persona. Ndërkohë ditën e nesërme do të votojnë 8 mijë e 852 qytetarë, të cilët janë të sëmurë kronikë dhe rrezikohen nga COVID-19.  E mërkura është rezervuar për pjesën tjetër të popullsisë, e cila është e shëndetshme.

Për herë të parë, shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë për një kryeministër shqiptar. Kandidati shqiptar është Nasim Zyberi dhe vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, të drejtuar nga Ali Ahmeti.

Ndërkohë ditën e djeshme u publikua një përgjim i kryeministrit Zoran Zaev, i cili ka tronditur pozitat e tij para zgjedhjeve. Nga biseda kuptohet, se Zaev ka marrë një rryshfet 6 milion euro, për të ndikuar në lirimin e një biznesmeni.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet në maqedoninë e veriut zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll