Bota

Ishte zëvendës prokuror në gjyqin kundër Sllobodan Millosheviçit, zbulohet kush është avokati që do të mbrojë Thaçin

12 Korrik 2020, 20:13 Nga DOSJA
Ishte zëvendës prokuror në gjyqin kundër Sllobodan

KOSOVË- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi udhëtoi sot pasdite nga Tirana drejt Hagës, e nesër pritet që të intervistohet për akuzat që janë ngritur për të për krime lufte. Sipas informacioneve mësohet se Thaçi do të mbrohet në Hagë nga avokati britanik Geoffrey Nice.

Avokati që do të mbrojë Thaçin, Geoffrey Nice është një prej figurave më të dashura publike për shqiptarët e Kosovës menjëherë pas luftës, ka qenë prokurori i Tribunalit të Hagës.

Britaniku ka udhëhequr gjyqin kundër Sllobodon Millosheviqit. Nice ka vijuar të mbështesë shqiptarët edhe në vitin 2011 ku doli kundër me raportin e senatorit zviceran Dick Marty, që akuzonte direkt kryeministrin Thaçi, dhe gjithë hierarkinë e UÇK’së, për trafikim të organeve dhe akuza tjera mjaft bizare.

Nesër pritet që Presidenti i Kosovës të dalë para trupit gjykues, ku do merret në pyetje për akuzat e ngritura kundër tij për krime lufte. Akuzat kundër Thaçit shkaktua një furtunë reagimesh kundër Hagës dhe sollën anulimin e bisedimeve në SHBA.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni geoffrey nice hashim thaci hashim thaçi nën akuze thaçi në hagë geoffrey nice hashim thaci hashim thaçi nën akuze thaçi në hagë

Sondazh

Poll