Bota

Takimi Prishtinë- Beograd/ Hoti: 16 korriku sjell pajtimin, dialogu e vetmja mundësi

13 Korrik 2020, 05:37 Nga DOSJA
Takimi Prishtinë- Beograd/ Hoti: 16 korriku sjell pajtimin, dialogu e

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ripërsëritur se dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja mënyrë për të rregulluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në një konferencë për media, Hoti u shpreh se pajtueshmëria mes dy vendeve, parismisht mund të arrihet edhe më 16 korrik, pas takimit që do të zhvillohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Ne në këtë proces hyjmë për vetëm një qëllim e që është njohja reciproke dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve. Jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë të dialogut për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe për të kërkuar plotësisht normalizim të marrëdhënieve e cila vjen vetëm pas njohjes reciproke në mes të dy vendeve. Këto janë tema që do të jenë pjesë e procesit të dialogut nga e enjtja e tutje,”- tha Hoti.

Dialogu Prishtinë – Beograd, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, u zhvillua të dielën në Bruksel përmes një video-konference, ndërsa përballja fizike është shtyre më 16 korrik.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti dialogu kosove-serbi avdullah hoti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll