Bota

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë, mbi 2 mijë persona aktiv me virusin, kush janë komunat me më shumë të preku

13 Korrik 2020, 08:41 Nga DOSJA
Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë, mbi 2 mijë persona

PRISHTINË– Kosova vijon që të regjistrojë një numër të lartë të infektuarish me koronavirus. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se deri më tani janë shënuar 4 mijë e 931 persona të infektuar, ndërsa mbi 2 mijë prej tyre janë raste aktive.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se zonat që kanë më shumë raste aktive janë Prishtina, me rreth 1090 raste aktive me koronavirus, 393 të shëruar dhe 14 vdekje.

Pas Prishtinës, është komuna e Vushtrisë ajo që ka regjistruar numrin më të lartë të infektuarave, plot 410 persona pozitivë, prej të cilëve 298 janë shëruar.

Komuna e tretë me numrin më të lartë të rasteve aktive është ajo e Prizrenit me 392 persona janë të infektuar, 217 persona janë shëruar dhe 17 kanë humbur jetën.

Ndërkohë që deri më tani në Kosovë janë infektuar 4931 persona, nga të cilët 102 kanë ndërruar jetë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove ministria e shëndetësisë në kosovë koronavirusi ne kosove kosove ministria e shëndetësisë në kosovë

Sondazh

Poll