Bota

Takimi online me Vuçiç, Hoti tregon detaje: Të enjten shkoj në Bruksel, do zhvillojmë raundin e radhës së bisedimeve

12 Korrik 2020, 15:00 Nga DOSJA
Takimi online me Vuçiç, Hoti tregon detaje: Të enjten shkoj

KOSOVË- Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një konferencë për mediat ka folur për takimin online me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Hoti u shpreh se kanë rënë dakord që të enjten të takohen në Bruksel.

Kreu i qeverisë u shpreh se ka prezantuar qëndrimin e tij shtetëror dhe është i gatshëm të ulet në çdo tavolinë të dialogut për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe për të kërkuar normalizim të marrëdhënieve.

Dialogu nuk ka alternativë, dhe vetëm përmes dialogut mund t’i zgjidhim çështjet me Serbinë. Kam propozuar platformën e dialogut, ne në këtë proces hyjmë vetëm për njohjen reciproke dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve. Kemi arritur pajtueshmëri në parim, të kemi takimin e radhës në Bruksel, të ënjtjen që vjen, që është takimi parë pas 20 muajsh që është ndërprerë dialogu. Kemi prezantuar qëndrimin tonë shtetëror dhe jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë të dialogut për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe për të kërkuar normalizim të marrëdhënieve, që vjen vetëm pas njohjes reciproke në mes të dy vendeve”, ka thënë Hoti.

Sot është zhvilluar takimi i parë i  një niveli të lartë që nga viti 2018, që  do të pasohet nga një takim në Bruksel më 16 korrik. Pavarësisht se ishte një takim online, bisedimet u drejtuar nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic avdullah hoti dialogu kosove-serbi aleksander vucic avdullah hoti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll