Bota

Rusia nuk gjen qetësi, infektohen nga Covid-19 mbi 6 mijë pacientë në 24 orët e fundit

12 Korrik 2020, 09:15 Nga DOSJA
Rusia nuk gjen qetësi, infektohen nga Covid-19 mbi 6 mijë

RUSI– Rusia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite shënohet një numër i lartë i personave të infektuar.

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Rusisë janë regjistruar 6.615 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 727,162 numrin e përgjithshëm të pacientëve të infektuar me Covid-19 .

Gjithashtu brenda një dite kanë vdekur edhe 130 pacientë të  infektuar duke bërë që Rusia të numërojë në total  11.335 viktima nga virusi që prej fillimit të shpërthimit.

Covid-19 shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 12,856,236 persona. Ndërkohë 567,913 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 7,487,895 qytetarë.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll

Bota 12 Korrik 2020, 08:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,355,781 të infektuar dhe janë ...