Komshiq: Protestat në Beograd nuk kanë të bëjnë me Covid-19 por me Kosovën
12 Korrik 2020, 09:01Nga DOSJA
BEOGRAD-Anëtari i sapozgjedhur kroat i Presidiumit treanëtarësh të Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, tha në një intervistë për DW se “e ardhmja e Bosnjë-Hercegovinës është në BE dhe NATO. Sipas 54-vjeçarit “kjo është e vetmja zgjidhje racionale, jo vetëm për Bosnjë-Hercegovinën, por edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
BE-ja nuk duhet ta humbasë mundësinë strategjike
Komshiq nuk pret shumë nga Evropa, sepse “BE-ja duket qartazi se ka probleme të mëdha me vetveten.” Po ai mendon se BE-ja nuk duhet ta humbasë mundësinë e rëndësishme strategjike për ta integruar sa më shpejt të gjithë rajonin në Evropën e bashkuar, sepse nëse BE-ja nuk e bën këtë ajo lë një hapësirë boshe dhe kam frikë se kjo do të rrisë ndikimin e Lindjes dhe Juglindjes [të Rusisë dhe të Turqisë, shën. i red.] në rajon “.
“Protestat në Beograd nuk kanë lidhje me pandeminë”
Sipas Zhelko Komshiq në protestat e fundit në Republikën e Serbisë pandemia e Coronës është shfrytëzuar si një shkas për tubimet: “Thuhej se po protestohet kundër futjes së orës policore në Beograd, e pas disa çastesh ishte e qartë se protestat nuk kanë lidhje me pandeminë, por fjala është për Kosovën.”
“Të gjitha që kemi parë në regjistrimet që vijnë nga Beogradi tregojnë se ekziston një strukturë e organizuar politike, e cila po i fsheh qëllimet e vërteta pas historisë për Coronën.” – tha Zhelko Komshiq. Sipas tij “qëllimi i vërtetë është pamundësimi i marrëveshjes Beograd-Prishtinë” gjë që “në këtë moment më së shumti, u shkon në favor interesave të të djathtëve ekstremë dhe të fashistëve në Serbi si dhe të mbështetësve të tyre në Evropën Lindore.”
Shkëmbimi i territoreve hap shumë i rrezikshëm
Në lidhje me diskutimet për ndryshime të mundshme të kufirit midis Serbisë dhe Kosovës Komshiq thotë, se “ajo që do të bëjnë Serbia dhe Kosova varet nga ata dhe për ne do të ishte shumë e papërshtatshme dhe e palejushme që të ndërhynim. Shumë duan ta shoqërojnë këtë me Bosnje-Hercegovinën, por ne nuk do ta lejojmë këtë. Kufijtë e Bosnjë-Hercegovinës nuk duhet të preken. Nuk duhet të ketë shkëmbim territoresh, pasi kjo mund të çojë në një precedent të rrezikshëm. Kufijtë e Bosnjës dhe Hercegovinës janë të njohura dhe ne duhet të insistojmë. Një shkëmbim territoresh është jashtë diskutimit dhe do të ishte shumë i rrezikshëm.”
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, mikrobiologu Lul Raka tha se Kosova aktualisht është në vendin e tretë në Evropë sa i përket numrit të rasteve të të...
KOSOVË– Hoti ka thënë se disa kryetarë e kanë përkrahur propozimin e tij, megjithatë një gjendje të tillë, nuk e duan bizneset e as qytetarët e vendit.Gje...
GJERMANI– “Kujtesa për vuajtjen dhe dhimbjen është kompenentja kryesore për pajtimin. Në të bën pjesë gjithashtu edhe zbardhja penalisht e asaj që k...
BRUKSEL– Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josef Borrell ka hapur video-konferencën mbi dialogun Kosovë-Serbi që po mbahet ditën e sotme. Ai ka thënë...
SHBA– Në një intervistë me kanalin në gjuhën spanjolle, Telemundo, presidenti tha se programi DACA që i ka mbrojtur këta të rinj nga deportimi i menjëhers...
Bota12 Korrik 2020, 08:15
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,355,781 të infektuar dhe janë ...
MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut situata e Covid-19 nuk është qetësuar ende, dhe vijon të ketë ditë pas dite numra të lartë të personave që infektohe...
Ekonomia nuk do të rikthehet në aktivitet të plotë deri kur të vihet në përdorim një vaksinë kundër COVID-19, thonë ekspertët.Por kur të jetë e disponueshme vak...