Aktualitet

Rritja e numrave të COVID-19/ Sanatoriumi nesër nis përgatitjet për të pritur pacientët e infektuar, ja lëvizjet që po b

12 Korrik 2020, 12:14 Nga DOSJA
Rritja e numrave të COVID-19/ Sanatoriumi nesër nis përgatitjet

TIRANË– Shtimi i numrit të të infektuarve me koronavirus në spitalin Infektiv ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të nisë përgatitjen për hapjen e COVID-2. 

Pasi ka nisur përgatitja për të kthyer Sanatoriumin në spital COVID-2 për të prekurit e pandemisë, mësohet se nga e hëna i gjithë ambienti do të jetë gati.

Ndërsa të gjithë ata që po kurohen aktualisht tek Sanatoriumi do të transportohen te ish-Kirurgjia, e cila është planifikuar që të jetë spitali COVID-3.

Ditën e sotme në vend janë shënuar 4 të vdekur dhe 83 raste të reja nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se harta e qyteteve të reja është zgjedhuar, ndërkohë që numri i të prekurve të shtruar në spitalin Infektiv ka shkuar në 72 pacientë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapet spitali covid-2 koronavirusi ne shqiperi hapet spitali covid-2 koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll