Aktualitet

Berati me 12 raste të prekur nga COVID-19, virusi “infekton” qendrën e fëmijëve me aftësi ndryshe

12 Korrik 2020, 10:36 Nga DOSJA
Berati me 12 raste të prekur nga COVID-19, virusi “infekton”

BERAT– Ditën e sotme, qarku i Beratit ka shënuar 12 raste të infektuara nga pandemia e koronavirusit. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se 10 prej rasteve kanë pasur kontakte me të infektuar të tjerë me COVID-19.

Ndërsa nga 2 rastet e tjera, një është punonjëse e qendrës “Lira”, që kujdeset për fëmijët me aftësi të veçanta dhe tjetri ka dalë nga spitali rajonal. Mësohet se gjithë të prekurit kanë qënë asimptomatikë dhe nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Aktualisht ata janë izoluar në banesat e tyre bashkë me familjarët për të shmangur infektime të reja.

Ditën e sotme në vend janë shënuar 4 të vdekur dhe 83 raste të reja nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se harta e qyteteve të reja është zgjedhuar, ndërkohë që numri i të prekurve të shtruar në spitalin Infektiv ka shënuar rritje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat koronavirusi ne berat koronavirusi ne shqiperi berat koronavirusi ne berat koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll