Aktualitet

Muzikë deri natën vonë, ndëshkohet banakieri i “club-it”, shqetësoi banorët me zhurmë

12 Korrik 2020, 11:39 Nga DOSJA
Muzikë deri natën vonë, ndëshkohet banakieri i

TIRANË– Banakieri i një lokali në Tiranë është shoqëruar në Polici dhe është marrë nën hetim pasi ka shkaktuar ndotje akustike duke shqetësuar banorët me muzikën e lartë. Në njoftimin e Policisë është bërë me dije se nën hetim është banakeri 21-vjeçari me iniciale B. H.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijojnë kontrollet e pandërprera në lokale e subjekte tregtare, për respektimin e protokolleve të sigursë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Kontrollet janë përqëndruar edhe në lokalet që shkaktojnë ndotje akustike, duke shqetësuar banorët me muzikë të lartë.

Procedohet penalisht banakieri i një lokali, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrollove për zbatimin e protokollit të sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në bazë të ankesave të bëra nga qytetarët për një subjekt që vijonte aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në rrugën “Muhamed Gjollesha”, kanë konstatuar një lokal që vendoste muzikë të lartë, tej normave të lejuara.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u procedua penalisht, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, banakieri i lokalit, shtetasi B. H., 21 vjeç.

Gjithashtu, sherbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtij lokali.

Njëkohësisht puna ka vijuar edhe në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë dhe si rezultat janë vënë në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll