Aktualitet

Po transportonin 16 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE, arrestohen 2 persona nga Kosova

12 Korrik 2020, 10:00 Nga DOSJA
Po transportonin 16 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të

KORÇË- Dy shtetas nga Kosova kanë rënë në prangat e Policisë pasi akuzohen si të përfshirë në trafikun e klandestinëve. B. J. 41 vjeç dhe F. S. 48 vjeç nga Prishtina u prangosën në fshatin Memlisht pasi u kapën në flagrancë duke transportuar16 emigrantë me origjinë nga Lindja dhe Afrika Veriore në drejtim të vendeve të BE-së.

Ata i kishin marrë emigrantët sapo kishin kaluar kufirin grek e hynë në tokën shqiptare dhe kundrejt pagesës do t’i dërgonin në vendet e BE-së.

NJOFTIMI I PLOTË:

Qarku Korçë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, të cilët u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– B. J., 41 vjeç dhe F. S., 48 vjeç banues në Prishtinë, Kosovë, të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, duke transportuar me mjetin minibus tip “Benz”, në drejtim të Prishtinës, 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce operacioni perimetri korce operacioni perimetri

Sondazh

Poll