Aktualitet

Kohë pandemie po dasmat nuk ndalen! Në Durrës hetohet dhe gjobitet pronari i një lokali, s’u respektua distancimi fizik

12 Korrik 2020, 10:38 Nga DOSJA
Kohë pandemie po dasmat nuk ndalen! Në Durrës hetohet dhe

DURRËS– Një 39-vjeçar, me iniciale E.K., është marrë nën hetim nga Policia e Shtetit pasi në lokalin ishte organizuar një dasmë në të ciliën nuk ishte respektuar distancimi social.

Gjithashtu Policia ka bërë me dije se për 39-vjeçarin nga Sukthi, ka nisur procedimi penal dhe i është vendosur një gjobë prej 1.000.000 lekë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Organizoi dasmë në lokalin e tij, në kundërshtim me protokollet e sigurisë, procedohet penalisht dhe gjobitet nga ISHSH-ja pronari i lokalit.

Procedohet penalisht dhe një 24-vjeçar, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë nga subjektet e ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin:

E. K., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.

Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi K. B., 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Shkëmbi i Kavajës, ka vendosur mbi rërë, tokë publike, një konstrukt metalik, pa lejen e organeve kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres koronavirusi ne shqiperi durres koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll