Aktualitet

Turqia do të kthejë Kishën në Xhami/ Janullatos: Është mëkat, vaji i fesë nuk mund të përdoret për qëllime nacionali

12 Korrik 2020, 10:37 Nga DOSJA
Turqia do të kthejë Kishën në Xhami/ Janullatos:

TURQI– Gjykata turke ka shkaktuar një sërë reagimesh, pasi vendimit për t’i hequr statusin muze, Kishës së Shën Sofisë në Stamboll, duke shtuar se kisha do të kthehet në xhami.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, ku përmes një shënimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Anastas Janullatos  deklaron se është mëkat kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste.

“ Ky vendim bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve. Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore. Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve.”– ka thënë Janullatos.

Pak ditë më parë  një gjykatë turke anuloi  statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll, një vend kulturor me famë botërore, duke bërë të mundur që ajo të shndërrohet sërish në një xhami. Shën Sofia është një nga monumentet më të vizituara të Turqisë. Edhe Presidenti Tayip Erdogan, një besimtar i fesë myslimane  , ka propozuar kthimin e Shën Sofisë përsëri në xhami.

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet janullatos kisha orthodokse autoqefale turqi janullatos kisha orthodokse autoqefale turqi

Sondazh

Poll