Bota

Hoti bën propozimin për gjendjen e jashtëzakonshme, Kuvendi nuk e mirëpret

12 Korrik 2020, 08:58 Nga DOSJA
Hoti bën propozimin për gjendjen e jashtëzakonshme, Kuvendi nuk e

KOSOVË– Hoti ka thënë se disa kryetarë e kanë përkrahur propozimin e tij, megjithatë  një gjendje të tillë, nuk e duan bizneset e as qytetarët e vendit.

Gjendja e jashtëzakonshme miratohet nga 2/3 e votave të deputetëve prezent në sallë, por Hoti sot do të vendos për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, kundër saj dalin bizneset e qytetarët.

Është dita e tretë që në faqen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë po dalin mbi 200 të infektuar. Në mesin e këtyre rezultateve nuk po mungojnë as rastet që po përfundojnë me fatalitet. Këto shifra duket që e kanë alarmuar kryeministrin, Avdullah Hoti.

Kreu i Qeverisë ka paralajmëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas tij për këtë janë pajtuar edhe kryetarët e komunave. Vendimin për gjendje të jashtëzakonshme duhet ta marrë Kuvendi i Kosovës. Sipas juristit Mentor Beqiri për të duhet të votojnë 2/3 e deputetëve të pranishëm.

Por Beqiri nuk e sheh të arsyeshme marrjen e këtij hapi nga ana e qeverisë. Ndërsa  drejtori i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi thotë që gjendja e jashtëzakonshme do e dërgojë vendin në katastrofë ekonomike.

Deri më tani në Kosovë janë shëruar gjithsej 2.227 raste, ndërsa numri i rasteve aktivë është 2.387, por në total janë regjistruar 101 viktima nga Covid-19.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 12 Korrik 2020, 08:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,355,781 të infektuar dhe janë ...