Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Napoli, qarkullonte me 400 mijë euro në makinë, dyshohet se ishte “korrieri” i një band

12 Korrik 2020, 09:29 Nga DOSJA
Arrestohet shqiptari në Napoli, qarkullonte me 400 mijë euro në

ITALI– Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në Napoli, i cili akzohet se është i përfshirë në një grup të organizuar kriminal.

Gjatë një operacioni të zhvilluar nga Guardia di Finanza janë sekuestruar 17 kilogramë kokainë e pastër, 20 kilogramë duhan dhe 400,000 euro.

Operacioni është ndarë në dy “faza”; në të parën është bërë e mundur kapja e shoferit të kamionit, ku edhe ishte fshehur sasia e kokainës, ndërsa në të dytin është kapur edhe shqiptari. Ky i fundit dyshohet se është përdorur si korrier në transportimin e parave.

400 mijë eurot që iu gjetën shqiptarit, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije nga mediat italiane, ishin të fshehura në fund të sediljes së pasme të automjetit me të cilin ai po qarkullonte.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Korrik 2020, 05:38

TIRANË– Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në aksin Sauk-Teg, ku edhe kanë vëzhguar sërish me radar për të parandaluar aksidentet rrugore.Ndryshe nga ...