Aktualitet

Po hynte në Shqipëri nga kufiri me Greqinë, policia e pikas dhe i vendos prangat, kush është turku i arrestuar (EMRI+DETAJE

12 Korrik 2020, 09:09 Nga DOSJA
Po hynte në Shqipëri nga kufiri me Greqinë, policia e pikas dhe i

KAKAVIJË– Një shtetas grek, i identifikuar si Umut Can Mashallah Erkan është arrestuar nga Policia Doganore në pikën kufitare të Kakavijës. Erkan, lindur dhe banues në Stamboll u kap pasi po tentonte që të kalonte kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. 

Ai u neutralizua nga shërbimet policore të Stacionit Policisë Kufitare Kakavijë, teksa po përpiqej që të kalonte nga Greqia për në Shqipëri. Ende nuk dihet se cili ka qënë aryeja që e ka detyruar që të futet ilegalisht në vendin tonë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare, si rezultat i patrullimeve të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije në kufirin e gjelbër, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije është kapur një shtetas nga Turqia duke kaluar kufirin nga Greqia për në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, gjithashtu pasaporta që dispononte ky shtetas dyshohet e falsifikuar.  Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokstër arrestuan në flagrancë shtetasin U. E., 22 vjeç, banues në Stamboll, Turqi. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dogana e kakvijes kapet turku ne kakavije umut can mashallah erkan dogana e kakvijes kapet turku ne kakavije umut can mashallah erkan

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Korrik 2020, 05:38

TIRANË– Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në aksin Sauk-Teg, ku edhe kanë vëzhguar sërish me radar për të parandaluar aksidentet rrugore.Ndryshe nga ...