4 të vdekur nga COVID-19, mes tyre ish-volejbollistja, konfirmohen 83 raste të reja. MSH: Tek Infektivi, ka shtim pacientësh.
12 Korrik 2020, 09:02Nga DOSJA
TIRANË– Sërish katër të vdekur dhe 83 raste të reja të infektuara prej pandemisë së koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me pandemisë e COVID-19, duke bërë me dije se brenda 24 orëve kanë humbur 4 të vdekur, dy 57-vjeçare, dhe dy të moshuar.
Dy prej viktimave, 57 vjeç ishin nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75-vjeçar nga ishte Durrësi, ndërsa viktima më e moshuar ishte një 81-vjeçare nga Tirana. Ndërkohë që numri i viktimave rritet, e njëjta gjë ndodh edhe me të shtruarit në spitalin Infektiv. Sipas Ministrisë ka pasur shtrime duke përfshirë edhe atë të moshave të reja.
Aktualisht tek Infektivi janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 janë intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 420 tamponë të bërë kanë rezultuar pozitivë 83 raste pozitive, ndërkohë që të shëruar janë 65 persona.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Situata e COVID19 në vendin tonë vijon të jetë serioze ndaj, edhe një herë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.
Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja.
Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik. Mos e uleni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlongje dhe në çdo ambient. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.
COVID-19 – Statistika (12 Korrik 2020)
Raste pozitive 3454 Raste të shëruara 1946 Raste Aktive 1415 Humbje jete 93 (Qarku Tiranë 48, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 15, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 591 Durrës 223 Shkodër 180 Vlorë 113 Lezhë 63 Fier 29 Kukës 43 Korçë 32 Elbasan 36 Berat 39 Gjirokastër 25 Dibër 18
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KRUJË– Finalizohet operacioni “Nikla”. Pas më shumë se 8 muaj hetime, kanë vënë në prangat e Policisë 4 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në k...
DURRËS– Policia e Shijakut ka arrestuar një 21-vjeçar të identifikuar si Geri Metaj, i cili lëvizte me armë zjarri pa leje. I riu u ndalua teksa po ...
KUKËS– Riaktivizohen sërish vatrat e zjarrit në malin e Gjallicës. Mësohet se mëngjesin e sotëm janë pikasur sërish flakët, ndërsa zjarrfikësit janë ...
LUSHNJE– Një punishte përpunimi drurë është përfshirë nga flakët mëngjesit e sotëm në Lushnje.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërkohë që flak...
Aktualitet12 Korrik 2020, 05:38
TIRANË– Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në aksin Sauk-Teg, ku edhe kanë vëzhguar sërish me radar për të parandaluar aksidentet rrugore.Ndryshe nga ...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend. Këtë të dielë moti do të jetë me kt...
KUKËS– Mali i Gjallicës ka gjetur qetësi pas më shumë se 30 orësh në flakë. Mësohet se zjarri është shuar krejtësisht dhe kjo jo falë autoriteteve pë...
KUKËS– Ndërkohë që shifrat e të orekurve nga Covid-19 sa vijën e shtohen, Kukësi është bërë ‘një’ në kuptimin e parë të fjalës. Pasditen e sotme, në një ev...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar sot spitalin e Vlorës. E shoqëruar nga Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ...