Bota

Dy ditë para intervistës në Hagë, Thaçi i shkon tek varri Adem Jasharit: Dielli do të lindë përsëri…

11 Korrik 2020, 20:54 Nga DOSJA
Dy ditë para intervistës në Hagë, Thaçi i shkon tek

KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkuar në varrin e luftëtarit Adem Jashari, dy ditë oara intervistës që e pret në Hagë.

Përmes fotove në rrjetet sociale, Thaçi shihet pranë varrit të Jasharit, teksa shkruan se ka shkuar për t’i  bërë nderimet dhe për t’i thënë se dielli do të lindë përsëri.

Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë̈ luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri,”- shkruan Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën do të udhëtojë për në Hagë me ftesë të Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni adem jashari hashim thaci adem jashari hashim thaci

Sondazh

Poll