Bota

Përmbytjet në Japoni/ Shkon në 63 numri i viktimave, thirrje për evakuimin e 1.3 milionë njerëzve

11 Korrik 2020, 14:00 Nga DOSJA
Përmbytjet në Japoni/ Shkon në 63 numri i viktimave, thirrje

JAPONI– Është rritur numri i viktimave për shkak të përmbytjeve në Japoni. Sipas autoriteteve vedase së fundmi numri i njerëzve që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që po ndodhin në vend ka shkuar në 63 viktima.

Po ashtu mësohet se se kanë dalë nga shtrati 92 përrenj dhe lumenj në 10 rajone të ndryshme ndërkohë u është bërë thirrje për evakuimin e 1.3 milionë njerëzve që jetojnë në Kyushu.

Përmbytjet nga uji kanë shkaktuar shembjen e disa urave, pemëve, rrugëve dhe përmbytjen e mijëra shtëpive. Ndërkohë Agjencia Metereologjike e Japonisë paralajmëroi se shirat në rajon do të vazhdojnë dhe se duhet të ndërmerren masat e nevojshme sepse vendi është përfshirë në kaos.

Burimi: AA

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota permbytjet ne japoni permbytjet ne japoni

Sondazh

Poll