Bota

Arratiset virologia kineze/ Lë pas deklaratën BOMBË: Kina e fshehu virusin, i paralajmërova për rrezikun por s’më dëgju

11 Korrik 2020, 14:14 Nga DOSJA
Arratiset virologia kineze/ Lë pas deklaratën BOMBË: Kina e

KINË- Shkencëtarja e njohur kineze Dr Li-Meng Yan ditën e djeshme është larguar nga Kina mirëpo përpara se të largohej ajo ka dhënë dhe intervistën e saj për mediat e huaja. Meng Yan, e specializuar në virologji dhe imunologji në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, është shprehur se  se qeveria kineze e dinte për koronavirusin e ri që përpara se ta njoftonte zyrtarisht.

Po ashtu ajo pretendon se Pekini e mbuloi shpërthimin e koronavirusit dhe kjo ka qenë një nga arsyet që ë ka detyruar atë që të largohet nga vendi për arsye se në Kinë nuk i lejojnë që të tregojnë të vërtetën.

Yan tha se mbikëqyrësit e saj disa prej të cilëve janë ekspertë të lartë të fushës, kishin njohuri për hulumtimin që ajo e kishte filluar nga fillimi i shpërthimit i Covid-19, e që më vonë u kthye në pandemi globale. Virologia  shton  se ata i injoruan paralajmërimet e saj të cilat mund të kishin shpëtuar jetë njerëzish, e madje thotë se ka rrezikuar dhe jetën me largimin në SHBA për të bërë një rrëfim të tillë. Yan thotë se ishte një nga shkencëtaret e para që ka studiuar koronavirusin.

“Kina refuzoi të lejonte  ekspertë nga jashtë vendit përfshirë edhe ata nga Hong Kong të kryejnë hulumtime në Kinë”, tha ajo për mediat e huaja, duke shtuar se kjo e bëri edhe më kurioze për të kërkuar nga miqtë më shumë informacion.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dr li-meng yan koronavirusi ne bote dr li-meng yan koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll