Bota

Dërgonin informacione sekrete në Kinë/ Dënohen ish-agjentët e Shërbimit Sekret të Francës

11 Korrik 2020, 13:49 Nga DOSJA
Dërgonin informacione sekrete në Kinë/ Dënohen

FRANCË – Dy ish-agjentë Shërbimit Sekret të Francës, DGSE, janë dënuar ditën e djeshme pasi janë shpallur fajtorë se kishin shpiunuar për Kinën.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për  Pierre-Marie H. dhe Henri M. të cilët u paraqitën në një gjykatë speciale të akuzuar për “dërgimin e informacionit një fuqie të huaj” dhe për “dëmtimin e interesave themelorë të kombit”. Seanca gjyqësore u zhvillua me të bërgosurit pas dyerve të mbyllura ku janë dënuar përkatësisht  8 dhe 12 vjet burg.

Ndërkohë një person i një person i tretë, I identifikuar si Laurence H. ,që ishte bashkëshortja e njërit prej ish-agjentëve, Pierre-Marie H, mori një dënim katërvjeçar, I akuzuar  për “fshehje të pasurisë së marrë nga inteligjenca me një fuqi të huaj që ka të ngjarë të dëmtojë interesat themelore të kombit”.

Burimi:.france24

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota france henri m pierre-marie h france henri m pierre-marie h

Sondazh

Poll