Bota

E tmerrshme në Itali! Zbulohet rrjeti i të miturve që shkëmbenin video pornografike

11 Korrik 2020, 14:37 Nga DOSJA
E tmerrshme në Itali! Zbulohet rrjeti i të miturve që

ITALI– Autoritetet italiane kanë zbuluar bisedat midis 20 minoreneve të moshave 13 dhe 17 vjeç të cilët kishin shkëmbyer foto dhe video me përmbajtje të dhunshme dhe mizore.

Bëhet e ditur se hetimet nisën në momentin që një nënë është ankuar duke qenë se në celularin e të birit 15 vjeçar kishte gjetur vido të dhunshmë pornografike.

Videot përmbanin gjithashtu pamje të frikshme të tentativave për vetëvrasje, prerje të gjymtyrëve të njerëzve dhe kafshëve dhe  pornografi me fëmijë, të cilat janë shkëmbyer midis personave të tjerë përmes Ëhatsapp, Telegram dhe rrjeteve të ndryshme sociale.

Prej më shumë se 5 muaj hetimesh, policët identifikuan subjektet të cilët ruanin dhe shkëmbenin imazhe apo video pornografike me fëmijë. Pas verifikimit të provave, Gjykata e të Miturve në Firence dha menjëherë urdhrin e arrestit për të miturit në akuzën  e “veprimtarive kriminale”.

Ndërkohë më  “rrituri” i grupit sapo kishte mbushur 17 vjeç, dhe më i vogli  ishte 13 vjeç. Gjithashtu janë sekuestruar celularë dhe kompjuterë, që i përkisnin të miturve. Ekspertët e policisë aktualisht po kryejnë analiza të mëtejshme për të gjitha mjetet e sekuestruara me qëllim gjetjen e provave të reja dhe verifikimin e përfshirjes së subjekteve të tjera.

Burimi:.tgcom24.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota itali itali

Sondazh

Poll