Bota

Trump nuk toleron as  Francën, SHBA vendos tarifën me 25% për mallrat franceze

11 Korrik 2020, 15:07 Nga DOSJA
Trump nuk toleron as  Francën, SHBA vendos tarifën me 25%

SHBA- Administrata Trump ditën e djeshme ka njoftuar se do të  shtohet taksa për 25% të prodhimve të kozmetikës ku përfshihen, çantat e dorës dhe produkteve të tjera që prodhohen në Francë, të cilat e kanë vlerën e 1.3 miliard dollarëve.

Taksat shtesë janë si kundërpërgjigje e Shteteve të Bashkuara ndaj taksës për shërbime dixhitale, të vendosur nga Franca, e cila i prek më së shumti gjigantët teknologjikë amerikanë. Megjithatë, kjo taksat e reja mund të mos hyjnë në fuqi në një periudhe deri në 180 ditë.

Masa e re nga Shtetet e Bashkuara erdhi pas një hulumtimi se taksa franceze i diskriminon kompanitë teknologjike amerikane, siç janë “Google”, “Facebook”, dhe “Apple Inc”.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha në janar se ai kishte një “diskutim të shkëlqyeshëm” me presidentin amerikan dhe se ata “do të punojnë së bashku për një marrëveshje të mirë për të shmangur çdo përshkallëzim të tarifave”.

Franca dhe disa vende të tjera i shohin taksat për shërbime dixhitale si mënyrë për rritjen e të ardhurave nga operacionet lokale të kompanive të mëdha teknologjike, për të cilat thonë se fitojnë shumë nga tregjet lokale, ndonëse kontribuojnë pak në arkat e shteteve.

Burimi:.euronews.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump emmanuel macron franca shba donald trump emmanuel macron franca shba

Sondazh

Poll