Bota

Habisin shkencëtarët në SHBA: Shtresa e varfër dhe punëtore ka krijuar imunitet ndaj koronavirusit, ndryshe nga të pasurit

11 Korrik 2020, 17:03 Nga DOSJA
Habisin shkencëtarët në SHBA: Shtresa e varfër dhe

SHBA– Të dhënat e reja nga SHBA-ja tregojnë se 68% e popullatës punëtore dhe lagjet minorene kanë krijuar antitrupa kundër Koronavirusit.

New Yok Times bën me dije se 68% te popullatës të testuar në klinikën Corona kanë dalë me antitrupa. Si dhe të testuar në një klinikë tjetër në Jackson Heights, dolën 56% pozitivë me antitrupa. Gjithashtu kujdesi urgjent i Neë York “CityMD” i konfirmuan këto raste për “NYTimes dhe CNN”.

Ndërsa në një test tjetër në Cobble Hill, lagje të pasur në Brooklyn, vetëm 13% dolën pozitivë më antitrupa. Të dhënat tregojnë se dy klasat e popullatës në Queens kanë krijuar antitrupa sepse u goditën më rëndë nga virusi.

Kur shikon që një popullësi të madhe me njerëz dhe një përqindje të madhe të popullsisë që janë imunë, është e vështirë që virusi të hyjë në mes të këtyre njerëzve,”- tha Dr. Daniel Frogel, zv/presidenti i operacioneve mjekësore në CityMD.

 “A janë vërtet të mbrojtur? Sa kohë do të zgjasë kjo?”- janë pyetjet që Dr. Frogel bëri.

Më pas ai shtoi: “Duhet të jemi të kujdesshëm me këshillat që japim. Nuk mund t’u themi njerëzve të sillen ndryshe, të mos mbrojnë veten, të mos mbajnë maska”.

(i.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba testimet ne shba koronavirusi ne shba testimet ne shba

Sondazh

Poll