Politike

Jorida Tabaku nxjerr raportin e Moody’s: Ekonomia shqiptare me risqe, borxh i lartë publik, PPP-të janë shndërruar në bom

11 Korrik 2020, 19:16 Nga DOSJA
Jorida Tabaku nxjerr raportin e Moody’s: Ekonomia shqiptare me risqe,

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku shkruan se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar një sistem vjedhjeje.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se raporti i agjencisë Moody’s, tregon se qeveria shqiptare është pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit. Sipas këtij raporti, ajo qe bie në sy është se ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta.

Në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar dhe vëmendje të veçantë kanë tërhequr edhe borxhi i lartë dhe PPP-të të cilat shndërruar në bomba me sahat për vendin.

Statusi i plotë i Jorida Tabakut

Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare dhe kanë folur më haptas se kurrë për shkaqet dhe shkaktarët e krizës së thellë ekonomike në Shqipëri. Në raportin e fundit të agjensisë prestigjioze Moody’s raportohet se është qeveria shqiptare pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit. Ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta. Në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar. Vëmendje të veçantë kanë tërhequr edhe borxhi i lartë dhe PPP-të të cilat shndërruar në bomba me sahat për vendin. Kjo qeveri punon për një pakicë dhe kundër interesave të shumicës së shqiptarëve. Ajo është shndërruar në pengesë për zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit.

Ky kryeministër dhe një grusht përfituesish rreth tij që e çuan vendin në këtë krizë të thellë për qytetarët dhe biznesin, nuk e duan ndryshimin dhe po orvaten me çdo mjet për të ndalur zgjidhjen. Ata kanë ndërtuar një sistem që çdo ditë madje edhe gjatë karantinës vodhën parátë nga xhepat e shqiptarëve dhe u sollën si banda me biznesin e ndershëm, ndërkohë që duan të amnistojnë paratë e krimit. Këto janë përpëlitjet e fundit të një kryeministri dhe një qeverie në ikje. Ne nuk do të lejojmë që ekonomia të rrënohet në mënyrë të pakthyeshme dhe që Shqipërisë ti nxihet faqja në çdo raport ndërkombëtar. Rrotacioni është zgjidhja dhe ndryshimi që po vjen është i pandalshëm. Ekonomia shqiptare do të çlirohet nga ky makth. Shqiptarët meritojnë më mirë!

Raporti i plotë i MOODY-S

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku jorida tabaku

Sondazh

Poll