Politike

REPLIKA/ “Kush është Baftjari”, Hajdari përplaset me gazetarin: Ilir Meta që kërcente me njërin, po keni humbur kohere

11 Korrik 2020, 10:28 Nga DOSJA
REPLIKA/ “Kush është Baftjari”, Hajdari përplaset me

TIRANE– Deputetja Rudina Hajdari gjatë konferencës me gazetarët sot, zgjodhi të bënte ironi me gazetarët e pranishëm. Shumë prej tyre pyetën deputeten, nëse po përdoret nga kryeministri Edi Rama për të ndaluar koalicionet zgjedhore, por Hajdari zgjodhi të përgjigjej me videot e deklaratave të vjetra të Lulzim Bashës. Hajdari madje akuzoi disa nga gazetarët se nuk kanë kujtesë të freskët, dhe replikoi me njërin prej tyre, i cili iu përgjigj se edhe opozita parlamentare, njësoj si ajo jashtë Kuvendit ka probleme me koherencën politike.

REPLIKA E PLOTË NË KONFERENCË:

Rudina Hajdari: Kam një video tjetër që t’ju rifreskoj kujtesën tuaj. Unë besoj tek koherenca politike. Qytetarët janë të lodhur nga qytetarë që mashtrojnë. (Hap videon e Bashës ku deklaron se nuk do të ketë koalicion me LSI-në). Kush është Baftjari sipas jush?

Gazetari: Ka qenë një këngë që ka bërë Ilir Meta me Baftjarin që kërcenin.  Memorie kemi, edhe më shumë sesa mendoni ju. Se po të jetë puna për memorie, koherenca ka humbur edhe tek opozita parlamentare, ti rendis unë po deshe.

Hajdari: Unë jam duke e çuar betejën përpara.

Gazetari: S’jemi këtu për përplasje…

Hajdari: Nëse bën akuza, bëji me fakte.

Konferenca e Hajdarit u zhvillua një ditë pasi Komisioni i Ligjeve me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit.  Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë, ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se Rama i ka propozuar pazar, (njëri kryeministër, tjetri president) që të ndaloheshin koalicionet.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndalimi i koalicioneve rudina hajdari sherr me gazetarin ndalimi i koalicioneve rudina hajdari sherr me gazetarin

Sondazh

Poll