Politike

Ndalimi i koalicioneve/ Rama e mban “topin” tek listat e hapura: Basha e kolegët të mos kërcënojnë, marrëveshja u bë

11 Korrik 2020, 10:56 Nga DOSJA
Ndalimi i koalicioneve/ Rama e mban “topin” tek listat e hapura:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama këshillon kryedemokratin Lulzim Basha që të mos akuzojë më Partinë Socialiste se ka shkatërruar marrëveshjen. Në një reagim në Twitter, një ditë pas kalimit në parim tek Ligjet të ndryshimeve Kushtuese, që i hapin rrugë ndalimit të koalicioneve, Rama thotë se marrëveshja u bë për opozitën. “Mos na provokoni se morët atë që deshët”, thotë ai, teksa shton se qytetarët do të kenë shansin që më në fund të votojnë për kandidatin e jo për partinë. Duke e zhvendosur debatin nga ndalimi i koalicioneve tek listat e hapura, Rama thotë se marrëveshja do të votohet prej PS.

REAGIMI I PLOTË: 

Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit:Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja,se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se…

Reagimi i Ramës vjen një ditë pasi Komisioni i Ligjeve me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit.  Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë, ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se Rama i ka propozuar pazar, (njëri kryeministër, tjetri president) që të ndaloheshin koalicionet.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha ndalimi i koalicioneve edi rama lulzim basha ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll