Politike

ME VIDEO/ Duartrokitje dhe brohoritje, Shalsi grumbullon të rinjtë në Pogradec me zero distancë sociale, maskat nuk konsider

11 Korrik 2020, 16:18 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Duartrokitje dhe brohoritje, Shalsi grumbullon të rinjtë

POGRADEC– Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, ka qenë ditën e sotme në qytetin e Progadecit ku ka qenë i ftuar në një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Kanotazhit në Shqipëri.

Në videon e publikuar nga Faxweb, vihet re që Shalsi nuk e konsideruar fare vënien e maskës dhe as ruajtjen e distancës sociale, duke qenë se jemi në periudhë pandemie dhe shifrat e të infektuarve sa vijnë e rriten.

Ndërkohë, ajo që bën më tepër ontrast është se vetë ministry Shalsi bën apel për respektimin e masave, ndërsa vetë nuk e konsideron aspak këtë gjë. Në sfodnin e videos dëgjohen duartrokitje dhe brohoritje të të rinjve që janë grumbulluar, duke harruar që koronavirusi ekziston.

Ndërkohë është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 4 pacientë dhe janë kofirmuar 93 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë raportoi se është rritur numri i të shtruarve në spitalin Infektiv, ku ka shumë pacientë në moshë të re që po marrin shërbim.Aktualisht në këtë spital janë të shtruar 72 pacintë, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eduart shalsi eduart shalsi

Sondazh

Poll