Politike

Rrëfimi sekret i kryebashkiakut të Shijakut, Elton Arbana-vartësve besnikë: Në shtator largohem… (PRAPASKENAT)

11 Korrik 2020, 14:16 Nga DOSJA
Rrëfimi sekret i kryebashkiakut të Shijakut, Elton

SHIJAK– Të hënën në mëngjes Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, u ka komunikuar vartësve besnikë një sekret. “Deri në shtator do jem në Bashki”, u ka thënë, pa shpjegime të mëtejshme, rrëfen një burim i besueshëm për Dosja.al në koefidencialitet. 

Komunikimi është mbyllur me kaq duke lënë shumë paqartësi brenda dhe jashtë institucionit. Kaq ka mjaftuar që porosia të përhapet në zyrat e Bashkisë Shijak, duke lënë të paqartë prapaskenat. A do të largohet vetë kryetari apo po e largojnë? 

Kryeministri Edi Rama në takimin që pati me Kryetarët e Bashkive, garantoi se nuk do të ketë zgjedhje lokale përpara 2023, kur u përfundon mandati kryetarëve në detyrë. Vetëm aty ku nuk ka kryetarë, do të bëhen zgjedhjet e parakohshme, sipas Kryeministrit. Të paktën për Kryeministrin, Shijaku nuk është në hartën e zgjedhjeve të parakohshme lokale dhe mandati i Elton Arbanës duhet të përfundojë në korrik 2023.

Kështu që rrëfimi i tij për bashkëpunëtorët, vetëm sa e ka shtuar më tej konfuzionin dhe dilemën e atyre që s’kanë zë të pyesin, të zënë në çark me një pyetje në kokë, njësoj si te “Kush e solli Doruntinën”? Kush po e largon Elton Arbanën?!

A mund të japë dorëheqjen në shtator Elton Arbana? A ka ndonjë plan për zgjedhje të parakohshme lokale në tetor, duke u provokuar nga dorëheqjen e kryetarëve të Bashkive?

A lidhet kjo porosi me rindërtimin në Shijak, ku Kryetari i Bashkisë, po ua merr paratë si taksa banorëve? A lidhet me inertet që hidhen rrugëve ose shiten në mënyrë të paligjshme? Apo është presion mbi Bashkinë e Shijakut nga grupe interesash të paligjshme që kryetari nuk i përballon dot?

Këto pyetje, mbeten pa përgjgigje deri në rrëfimin tjetër të Elton Arbanës për bashkëpunëtorët e ngushtë, që nuk rrinë dot pa e transmetuar informacionin, me shpresën se do të marrin shpjegime.

(DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama elton arbana inertet ne shijak edi rama elton arbana inertet ne shijak

Sondazh

Poll