Politike

Gjenocidi i Srebrenicës, Rama: Të mësojmë nga leksionet, shpreh respektin ndaj viktimave që u vranë pa mëshirë por duhet

11 Korrik 2020, 15:11 Nga DOSJA
Gjenocidi i Srebrenicës, Rama: Të mësojmë nga leksionet,

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar në cilësinë e kreut të OSBE-së në lidhje me masakrën e Srebrenicës. Përmes një shënimi në faqen zyrtare të OSBE-së, Rama shkruan se ky gjenocid është një tragjedi që rëndon edhe sot tek shpirtrat e njerëzve.

Kreu i OSBE-së, Rama shkruan se duhet drejtësi për këto viktima dhe se nuk duhet të ekzistojë nocioni i mosndëshkimit.

“Shkalla dhe egërsia e këtij gjenocidi është një tragjedi që rëndon sot mbi shpirtin tonë, edhe 25 vite më vonë. Unë shpreh respektin ndaj viktimave që u vranë pa mëshirë dhe ofroj ngushëllimet e mia të thella për familjet e atyre që humbën jetën. Rishkrimi me qëllimin e keq i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime dhe krime që po bëhen përsëri. Gjyqtarët lokalë dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo nënvizon domosdoshmërinë e dhënies së drejtësisë. Mosndëshkimi nuk është opsion. Ne gjithmonë themi se Srebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë, por vetëm disa vite më vonë pati një konflikt shkatërrues në Kosovë. Përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanë kryer. Por, shoqëritë janë gjithashtu fajtore nëse ato nuk kujtojnë dhe nuk mësojnë nga leksionet e asaj që ndodhi në Srebrenicë,”- shkruhet ndër të tjera në shënimin e lënë nga Rama.

Mbi 8 mijë burra, djem dhe gra boshnjake u vranë në atë që njihet si Masakra e Srebrenicës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 korrik të vitit 1995. Gjenocidi që pati për objektiv popullsinë myslimane të vendit, u krye nga forcat serbo-boshnjake, edhe me ndihmën e ish-Jugosllavisë. Trupat e viktimave u hodhën nëpër varre masive dhe pyjet përreth dhe identifikimi i tyre vazhdon edhe sot.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masakra e srebrenices edi rama masakra e srebrenices

Sondazh

Poll