Politike

U konfirmua me COVID-19, kreu i PD Roskovec: Testin e bëra të enjten, prej 10 ditësh jam vetëizoluar në shtëpi

11 Korrik 2020, 15:53 Nga DOSJA
U konfirmua me COVID-19, kreu i PD Roskovec: Testin e bëra të enjten,

FIER-Kreu i Partisë Demokratike në Roskovec, Gëzim Caushi ka reaguar në lidhje me lajmin, se është prekur nga COVID-19. Ai shprehet, se ka pritur tre ditë për marrë përgjigjen e testit, ku rezultoi pozitiv.

Më tej Caushi shton, se prej 10 ditësh po qëndron në shtëpi, pasi kishte dyshime se ishte infektuar. Kreu i PD në Roskovec nuk e di se ku e marrë virusin, pasi thotë se ka qenë i kujdesshëm.

Reagimi i plotë

“Miq, bashkeqytetare dhe dashamires. Sot mora pergjigjen e testit te bere te enjten per koronavirus. Testi ishte pozitiv. Prej 10 ditesh jam veteizoluar ne shtepi pasi dyshoja se isha infektuar. Nuk e di si mund te jem infektuar kur kam qene i kujdesshem gjate gjithe kohes. Gjate vales se pare te pandemise qendrova plot 60 dite pa dale nga shtepia duke respektuar karantinen. Edhe tani kam zbatuar distancimin social dhe masat anti covid. Por virusi gjithesesi me gjeti. Jam mire tani, por kalova dite te veshtira. Miq, dashamires, bashkeqytetare te mij, beni kujdes maksimal,  per vete dhe familjaret tuaj. Kjo eshte lufte me kohen jo me virusin. Miqesisht Gezim Caushi.

Dosja.al raportoi gjatë ditës së sotme, se kreu i PD  në Roskovec është prekur nga COVID-19 dhe prej 10 ditësh është me kollë dhe temperaturë.

Ndërkohë është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 4 pacientë dhe janë kofirmuar 93 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë raportoi se është rritur numri i të shtruarve në spitalin Infektiv, ku ka shumë pacientë në moshë të re që po marrin shërbim.Aktualisht në këtë spital janë të shtruar 72 pacientë, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi kreu i pd roskovec koronavirusi ne shqiperi kreu i pd roskovec

Sondazh

Poll