Aktualitet

11 Korrik 2020, 18:35 Nga DOSJA

TIRANË– Mjeku Skënder Brataj u ka bërë thirrje qytetarëve që të respketojnë masat dhe të ruajnë distancën sociale për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Brataj shkruan se duhen ndjekur vetëm gjashtë rregulla për të mbajtur Vlorën, qytetin e tij të lindjes, dhe Shqipërinë, të hapur dhe me një model turizmi të sigurtë.

Ndër rreshta, të shkruara në formën e poezisë, ku Brataj përcjell edhe emocionet për Vlorë, mjeku shkruan se mjafton të mbahet maska, të ruhet distance dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Postimi i Skënder Bratajt

Qyteti im i mrekullive, qyteti im i mikpritjes, qyteti im i traditës, qyteti im i natyrës, deteve , lumenjve, maleve dhe kodrave. Natyra ti ka dhënë të gjitha. Ty te ka shkruar Ali Asllani me gërma të gdhendura, askush nuk mundet të vendosi edhe një gërmë të vetme midis tyre.

Zonjë e rëndë, e lartë, fisnike!

Qiellit i vjel ylberin,

në blerim i mbolle puthjet,

diellplotë e mbushe nderin.

Jam vlonjat, e dua Vlorën,

me dafinë e mbaj kurorën;

për Vlorën në zjarr vë dorën!

Kur kërkon Nëna Shqipëri

Vlonjatë bëhen të tërë.

Vlorës- dritë me histori

I rrimë gatitu në këmbë!

Unë nuk kërkoj sot atë trimëri të përshkruar në ato vargje. 

Unë kërkoj të njëjtën vendosmëri, të njëjtën domethënie të asaj historie.

Ne vlonjatët mikëpritjen e kemi virtyt, e kemi besë, e kemi respekt, e kemi nder!

Miqtë në këto vite na janë shtuar shumë, turizmi na i ka shtuar shumë, gjë e cila na ka ndihmuar, na ka shtuar bizneset, na ka shtuar të ardhurat, kemi rritur cilësinë. Në verë ne dyfishohemi ose trefishohemi dhe kjo mirë se të vij!

Vlora duhet e sigurt për Shqipërinë, për shqipëtarët kudo ndodhen. A mundemi ne vlonjatët të respektojmë rregullat për të mbrojtur jetët tona, të familjeve tona, të miqve tanë, të shqipëtarëve? A mundemi të bëjmë ne një model të respektimit dhe zbatimit të rregullave? Sigurisht që mundemi: Të mbajmë maskën, Të ruajmë distancën. Të zbatojmë higjenën. Të detyrojmë miqtë, dhe turistët të sillen njësoj si ne. Ta bëjmë Vlorën një OAZ të gjelbër, të sigurt, argëtuese. Ta bëjmë ne vlonjatët të parët këtë model bashkëjetese me koronavirusin. Prandaj ti që do të hysh në Vlorë, respekto këto rregulla, respekto veten, resepekto Vlorën! Ne nuk do ta mbyllim vlorën! Ne do të mbajmë hapur Vlorën dhe shqipërinë! Bëhu pjesë e ruajtjes së shëndetit, bëhu pjesë e ruajtjes së vlorës! Bëhu pjesë e modelit turizëm i sigurt.

Ndërkohë është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 4 pacientë dhe janë kofirmuar 93 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë raportoi se është rritur numri i të shtruarve në spitalin Infektiv, ku ka shumë pacientë në moshë të re që po marrin shërbim.Aktualisht në këtë spital janë të shtruar 72 pacintë, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Korrik 2020, 17:40

TIRANË– Doktoreshë Eriselda Dino, Specialiste në Institutin e Shëndetit Publik ka deklaruar se rastet e reja po shtohen çdo ditë e më tepër se...