Aktualitet

Transporti urban anulon vendimin për pezullimin e punës: Jemi në shërbim

11 Korrik 2020, 18:17 Nga DOSJA
Transporti urban anulon vendimin për pezullimin e punës: Jemi në

TIRANË– Transporti urban do të vijojë punën edhe të hënën e çdo ditë në vijim. Mësohet se shoqata e transportit ka anuluar vendimin e marrë një ditë më parë, teksa njoftuan se të hëhën e ardhshme do të ndërprisnin shërbimet, pasi pësuan miliona lekë humbje.

Por, tashmë, ky vendim është anulluar dhe autobusët, edhe të hënën, do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Një ditë më parë, Shoqata e transportit urban njoftoi se lëvizja e autobusëve do të ndërpritet sërish ditën e hënë, vetëm pak ditë pasi nisi aktivitetin e tij. Shkak për këtë rimbyllje, u lajmërua se ishte bërë humbja që kompanitë e transportit kanë pësuar këto ditë që kanë qenë në punë.

Për shkak të masave të marar nga pandemia e koronavirusit, autobusët kanë lëvizur me vetëm 30% të kapacitetit të tyre, duke mos sjellë asnjë të ardhur për kompanitë në fjalë.

Ndër të tjera, operatorët shpreheshin se çdo ditë kanë humbur rreth 3 milionë lekë të vjetra naftë, dhe këto para nuk kompensohen nga udhëtarët pasi autobusët lëvizin pothuajse bosh. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirane transporti urban tirane transporti urban

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Korrik 2020, 17:40

TIRANË– Doktoreshë Eriselda Dino, Specialiste në Institutin e Shëndetit Publik ka deklaruar se rastet e reja po shtohen çdo ditë e më tepër se...