Aktualitet

Kardiologu Prifti tremb me deklaratën: Pak ditë më parë doli një formë e re e Covid-19, është mutante dhe më infektuese

11 Korrik 2020, 16:55 Nga DOSJA
Kardiologu Prifti tremb me deklaratën: Pak ditë më parë doli

TIRANË– Kardilogu Edvin Prifti është shoprehur se koronavirusi ka pësuar mutacione. I ftuar në studion e “Kjo javë”, ai tha se vetëm pak ditë më parë, ka dalë një formë mutante e Covid-19.

Sipas Priftit, kjo formë e re është më e ngjitshme dhe më infektuese, por vdekshmërinë e ka më të ulët.

Jo më larg se pak ditë më parë ka dalë një formë mutante e virusit, që është më infektuese, por më pak vdekjeprurëse,”– tha Prifti.

Ndërkohë është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 4 pacientë dhe janë kofirmuar 93 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë raportoi se është rritur numri i të shtruarve në spitalin Infektiv, ku ka shumë pacientë në moshë të re që po marrin shërbim.Aktualisht në këtë spital janë të shtruar 72 pacintë, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti koronavirusi ne shqiperi edvin prifti koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll