Aktualitet

Transporti urban rimbylljet të hënën, kreu i shoqatës, Qosja: Po hasim vështirësi, nuk heqim dorë nga kërkesat ekonomike

11 Korrik 2020, 15:40 Nga DOSJA
Transporti urban rimbylljet të hënën, kreu i shoqatës,

TIRANË– Edhe pse rinisi punën pas 3 muajsh për shkak të pezullimit nga pandemia, transporti urban publik rrezikon të mbyllet sërish. Këtë e njoftoi vetë Shoqata e Transportit Urban duke u shprehur se po ndeshin vështirësi ekonomike dhe s’mund të vazhdojnë më tej aktivitetin.

“Qarkullimi i qytetarëve në këto ditë që ne rinisim është më pak se 30% e numrit që ne kemi pasur në kushte normale. Po hasim vështirësi dhe situata është bërë shumë e rënduar ndaj kërkojmë ndërhyrjen nga ana e bashkisë për të vazhduar këtë shërbim. Ne patëm mundësi të rifillonim punën pasi ndryshimi i protokollit bëri që ne të pranonim por nuk kemi hequr dorë nga kërkesat ekonomike….”, shprehet Rixhin Qosja.

Shoqata e Transportit thekson se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre, që presin të realizohen nga qeveria.

“Pika e parë që ne kërkojmë është zerimi i TVSH-së, gjithashtu kërkojmë heqjen e akcizës së karburantit, rimbursim nga bashkia për kategoritë e personave që nuk paguajnë shërbimin publik si dhe rimbursimin e kapacitetit të munguar të pasagjerëve si pasojë e respektimit të protokollit”, thotë Qosja.

Nga ana tjetër edhe pse është java e parë e funksionimit të transportit urban në kryeqytet, qytetarët shprehen se kanë patur probleme që të udhëtojnë me librezë invaliditeti. Nëse bashkia apo qeveria nuk do t’i ndihmoje financiarisht operatoret e transportit urban publik, brenda pak ditësh këta të fundit do të pezullojnë shërbimin.

Marrë nga abcnews.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet transporti urban rixhin qosja mbyllet transporti urban rixhin qosja

Sondazh

Poll