Aktualitet

VIDEO/ Psikologia për HORRORIN në Kombinat: Vetëflijimi i tyre u bë pas humbjes së babait, u sakrifikuan për dashurinë…

11 Korrik 2020, 15:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Psikologia për HORRORIN në Kombinat: Vetëflijimi i tyre u

TIRANË– Psikologia e Policisë së Tiranës, Besmira Muça ka komentuar horrorin e Kombinatit, ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u vetëflijuan, ndërsa vajza tjetër Blerta, mbijetoi.

Në një prononcim për Abcnews, Muça tregon se humbja e babait ka qenë një nga shkaqet kryesore që e ka çuar këtë familje drejt vetëflijimit.

Psikologia tregon edhe shifrat e vetevrasjeve në Shqipëri për këtë vit, teksa thekson se sipas të dhënave zyrtare të policisë, numri i vetëvrasjeve dhe i tentativave për vetëvrasje ka qenë në ulje. Në 6 muajt e parë të 2020-ës janë regjistruar 18 vetëvrasje, nga 32 të tilla që ka pasur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa tentativat për vetëvrasje, 13 raste janë regjistruar në 6 muaj e parë të këtij viti dhe 16 vitin e kaluar.

“Nisur nga kushtet që ndodhej vajza e mbijetuar, mund të themi që humbja e jetës së babait ka qenë shkaku kryesor që ka çuar këtë familje në tentativë për të vetësakrifikuar për dashurinë. Që kanë pasur ndaj babait. Sipas dëshmisë së vajzës është bërë me dije që vetësakrifikimi ishte një nga metodat që ato do të përdornin për t’u afruar me dashurinë ndaj babait dhe çlirimi nga dhimbja personale ka qenë një ndër shkaqet kryesore që ato kanë tentuar për t’u vetësakrifikuar në mënyrë të tillë që t’i bashkohen figurës së të atit. Por duhet të dimë që modeli që ato kanë pasur tek figura ndaj të atit, po ashtu edhe kushtet psikosociale në të cilat ato ndodheshin, humbja e vendit të punës, izolimi që ato patën nga rrethi social, sigurisht që ishte një ndikues.

Nisur nga statistikat 6 mujore të vitit 2019 dhe 2020, në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës janë regjistruar 14 raste më pak për vetëvrasje dhe 3 raste më pak të tentativave për vetëvrasje. Te faktorët psikotikë kemi të bëjmë me një risk të lartë të personave të cilët kryejnë tentativa për vetëvrasje ose vetëvrasje. Sigurisht këtu ka edhe një bazë genetike në të cilën ata mbështeten. Ndikojnë humbja e njerëzve të dashur, humbja e pasurisë, bullizmi që është një fenomen shqetësues për individin,”- tregon Muça.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave “bashkëjetuan” për disa kohë me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56-vjeçe dhe Anisa Josifi 30-vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthull që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anisa josifi besmira muça blerta josifi horrori ne kombinat zhaneta josifi anisa josifi besmira muça blerta josifi horrori ne kombinat zhaneta josifi

Sondazh

Poll