Aktualitet

VIDEO/ E paskemi ditur gabim! Kardiologu Edvin Prifti: Koronavirusi nuk përhapet nga kondicioneri, numri i viktimave s’do kis

11 Korrik 2020, 16:50 Nga DOSJA
VIDEO/ E paskemi ditur gabim! Kardiologu Edvin Prifti: Koronavirusi nuk

TIRANË– Kardiologu Edvin Prifti ju thotë së tashmë mund ta ndizni kondicionerin. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Prifti tha se teza që Covid-19 përhapet përmes ajrit të kondicionuar është tërësisht e gabuar.

Kardiologu u shpreh më tej se nëse kjo gjë do të ishte e vërtetë, numri i vitkimave s;do kishte fund dhe do rriteshin në një mënyrë të tmerrshme.

Nuk mendoj se jemi në kushtet që ajri i kondicionuar të transmetojë këtë virus. Pse? Sepse në rast se do ishim përballë kësaj situate, numri i rasteve të vdekjeve në vendet e tjera nuk do të shkonte drejt uljes. Do shkonte drejt një rritje të madhe, në shifra të paimagjinueshme, të pakonceptueshme. Por këtu duhet të ngrihet një klauzolë që të flitet për këtë lloj virusi. Maskat, distancimi, jeta më pak komunitare, janë mënyrat dhe teknikat për të reduktuar kontaminimin dhe shpërhapjen e virusit,”- tha Prifti.

Ndërkohë është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 4 pacientë dhe janë kofirmuar 93 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë raportoi se është rritur numri i të shtruarve në spitalin Infektiv, ku ka shumë pacientë në moshë të re që po marrin shërbim.Aktualisht në këtë spital janë të shtruar 72 pacintë, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënd137.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti koronavirusi ne shqiperi edvin prifti koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll