Aktualitet

“Mediat tona këllira”/ Godet sërish Alfred Cako: Ejani t’i çjerrim maskën çdo piperke që po përvëlon dynjanë, mos

11 Korrik 2020, 17:48 Nga DOSJA
“Mediat tona këllira”/ Godet sërish Alfred Cako: Ejani

TIRANË– Alfred Cako, botuesi dhe ideatori i teorive konspiracionale për virusin Sars-Cov 2 në një postim në rrjetin social Facebook, sulmon hapur mediat shqiptare dhe i akuzon ato se po përhapin panik të kotë tek qytetarët.

Sipas Cakos, mediat janë këllira dhe asnjëra prej tyre nuk shkon tek Infektivi që të shohë mos ka ndonjë marrëveshje koenfidenciale mes mjekëve dhe ministrisë për të mos dhënë detaje mbi bonuset që ata marrin në spitale.

Ndër të tjera, në shkrimin e tij, Cako injoron dhe Dr. Pëlumb Piperon duke thënë se i duhet çjerë maska si çdo piperke tjetër, pasi ai po përvëlon të gjithë dynjanë.

Cako këshillon miqtë e tij që të kenë kujdes, të shmangin spitalet pasi sipas tij, kush intubohet atje, ka siguruar biletën vetëm vajtje për në botën tjetër.

Postimi i plotë i Alfred Cakos.

Mediat tona kellira vetem tmerrojne; Asnje nuk shkon te investigoje ne spital tek infektivi e te intervistoje, te shohe se mos ka ndonje marreveshje konfidenciale mes punemarresve (mjeke dhe infermiere) dhe punedhenesit (Minstr. Shendetsise ose OBSH mbrapa saj) per te mos dhene asnje informacion te sakte mbi penalitete dhe mbi shperblimin qe me sa thone gojet e liga shkon tek 2,000 euro ne muaj. Do t’i keshilloja te gjithe miqte e mi ketu te kene kujdes kur cojne familjaret e moshuar te semure me semundje te ndryshme se do tu bejne tamponin dhe do ti intubojne si te semure me CV19 dhe dihet se kush intubohet e pret bileten one ëay per ne boten tjeter, me shume gjasa.  Sepse ne shumicen e rasteve respiratoret nuk punojne dhe intubimi pengon frymemarjen; kini kujdes se edhe nga infarkti po shkuan ne spital mund tu thone keni CV19; jini vigjilente. Manastirliut & Co i duhen shume ato numrat e egzagjeruara te “te infektuarve dhe te vdekurve me CV 19” dhe me ndihmen e medias idiote ose bashkepuntore pas berihajit, duan te na cojne tek Plandemia nr. 2. Pas fitores se Trump, qetsimit te situates se brendshme dhe ridaljes se USA ne rolin e lidershipit boteror te gjitha keto mashtrime, krime dhe ekzagjerime me CV19 do te hetohen dhe sigurisht do te denohen.  Kush ka info nga brenda tek infektivi te me njoftoje ne privat ose te me kerkoje ne takim per te na njoftuar ne cdo moment se cfare ndodh aty brenda pasi duhet te mesojme te verteten dhe ti cjerrim masken cdo ‘piperke’ qe pervelon gjithe dynjane; perderisa nuk kemi medja te pavarura, kete lufte per informim te drejte te publikut duhet ta bejme ne qytetaret e pergjegjshem; ne mjekesine tone ka plot gra e bura te mire e trima per te thene te verteten!

(i.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred cako koronavirusi ne shqiperi alfred cako koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Korrik 2020, 17:40

TIRANË– Doktoreshë Eriselda Dino, Specialiste në Institutin e Shëndetit Publik ka deklaruar se rastet e reja po shtohen çdo ditë e më tepër se...