Aktualitet

Mbyllet sërish transporti urban, nga e hëna asnjë autobus në lëvizje, shoqata: Miliona lekë humbje

Dosja.al mëson se nga e hëna, asnjë autobus nuk do të lëvizë më nëpër Tiranë dhe ky vendim pritet që të komunikohet edhe në një deklaratë publike nga Unioni i Transportit Publik.
Featured image of article: Mbyllet sërish transporti urban, nga e hëna asnjë autobus në lëvizje, shoqata: Miliona lekë humbje Pamje nga transporti publik

TIRANË– Shërbimi i transportit urban do të ndërpritet sërish ditën e hënë, vetëm pak ditë pasi nisi aktivitetin e tij.

Dosja.al mëson se nga e hëna, asnjë autobus nuk do të lëvizë më nëpër Tiranë dhe ky vendim pritet që të komunikohet edhe në një deklaratë publike nga Unioni i Transportit Publik.

Shkak për këtë rimbyllje, mësohet se është bërë humbja që kompanitë e transportit kanë pësuar këto ditë që kanë qenë në punë.

Për shkak të masave të marar nga pandemia e koronavirusit, autobusët kanë lëvizur me vetëm 30% të kapacitetit të tyre, duke mos sjellë asnjë të ardhur për kompanitë në fjalë.

Ndër të tjera, operatorët shprehen se çdo ditë kanë humbur rreth 3 milionë lekë të vjetra naftë, dhe këto para nuk kompensoheen nga uhdhëtarët pasi autobusët lëvizin pothuajse bosh. Kështu, ky aktivitet do të ndërpritet sërish.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Transporti publik në Tiranë iu rikthyer punës, katër muaj pas mbylljes për shkak të pandemisë. Të hënën, më 6 korrik, qytetarët e parë hipën në urbanë, sipas rregullave të vendosura, me maskë dhe në distancën e sigurisë. 

Sips njoftimit zyrtar që u dha, shoqatabëri me dije se sot kishin arritur një marrëveshje me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për rinisjen e punës. 

Tranporti urban në Tiranë, ka qëndruar i mbyllur që prej fillimit të muajit Mars me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të masave kundër përhapjes së COVID-19. Pasi ministria anuloi këtë urdhër në fund të muajit maj, shoqatat e transportit kanë dorëzuar disa kërkesa dhe deklaruar se nuk mund të rinisnin shërbimin e tyre, pasi kërkonin disa masa lehtësuese nga qeveria dhe subvencione.

(f.m/dosja.al)

2 Komente në “Mbyllet sërish transporti urban, nga e hëna asnjë autobus në lëvizje, shoqata: Miliona lekë humbje

  1. Lali eri zdroms mashtrus..kryeminister shkerdhat…skan lek me kompesu atobuzat ..kan miliarda per rruge qe cojn lek neper xhepat e vet ..edhe ne qe skemi me ca shkojme ne pun…e presim te na sjellin begatin kto njerez bastarde kto kurva kto baxhella bura qe vetem burra sjan ..uuu shofshi o rrace kurvash o rrac bastardesh…

  2. Meqe kane humbje nuk eshte zgjidhje mbyllja mund te vendosni urban me kapacitet me te vogel e para edhe e dyta duhet ti drejtoheni bashkise sepse ishit ju ata qe i dhuruat lek erionit per te miratuar rritje e cmimit te biletave. Pastaj e fundit edhe me e rendesishme urbanet tuaj nuk plotesojne asnje kusht per te udhetuar…

Shto Koment