Aktualitet

Nuk lejoi aktivitetin në Bjeshkët e Çajës, shoqërohet kryeplaku Florim Lushi, banorët në protest: Lirojeni, ai na mbrojti

11 Korrik 2020, 14:18 Nga DOSJA
Nuk lejoi aktivitetin në Bjeshkët e Çajës, shoqërohet

KUKËS– Kryeplaku i fshatit Shkinak, Florim Lushi, është shoqëruar në polici pasi ka kundërshtuar zhvillimin e një aktiviteti në Bjeshkët e Çajës. Për këtë arsye, banorët e fshatit Shkinak kanë dalë në protest para komisariatit të policisë.

Ata kërkojnë lirimin e Lushit, pasi shprehen se kryeplaku e ka bërë këtë gjë vetëm për të mbrojtur tokat e këtij vendi dhe bjeshkët.

“Kërkojmë zgjidhje pasi po na dëmtohet vendi. Rrugët e fshatit Shkinak janë të dëmtuara dhe nuk duam të dëmtohen më shumë. Po dëmtohen Bjeshkët. Në këto zona ka rënë edhe zjarr. Askush nuk ka shkuar në Gjallicë për të shuar flakët,”– shprehen banorët.

Një natë më parë, një sipërfaqe e madhe toke me pisha u përfshi nga flakët në 2000 metra lartësi në malin e Gjallicës. Terreni i thepisur nuk u mundësonte zjarrfikësve që të shkonin në vendin e ngjarjes dhe prandaj u kërkua ndihmë nga ajri.

Gjithsesi, flakët janë shuar nga banorët e zonës, të cilët, siç publikoi Dosja.al me mjete rrethanore janë treguar të gatshëm për ndihmë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florim lushi shkinak zjarr ne malin e gjallices florim lushi shkinak zjarr ne malin e gjallices

Sondazh

Poll