Aktualitet

I futi policit 10 mijë lekë mes dokumenteve për të shmangur gjobën, arrestohet i riu në Tiranë

11 Korrik 2020, 13:38 Nga DOSJA
I futi policit 10 mijë lekë mes dokumenteve për të shmangur

TIRANË -Policia ka arrestuar një 28-vjeçar me iniciale V.M. në Tiranë. Ky i fundit u gjobit nga policia për mosvënien e rripit të sigurimit.

Për t’ju shmangur gjobës ai tentoi të korruptonte policin e 10 mijë lekë, duke e futur mes dokumenteve.

Njoftimi i policisë

Drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit dhe tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative, vihet në pranga nga keta te fundit. Efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, në funksion të patrullimeve me përzgjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, kanë ndaluar në rrugën “Teodor Keko”, drejtuesin e mjetit shtetasin me iniciale V. M., 28 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit. Në momentin që punonjësi i Policisë Rrugore i ka komunikuar arsyen e ndalimit dhe i ka kërkuar dokumentacionin për të plotësuar masën administrative, drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentacionin, i ka ofruar punonjësit të Policisë nje kartemonedhe me prerje nje mijë lekë të reja, me qëllim shmangien e gjobës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe materialet proceduriale u referuan pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll