Aktualitet

VIDEO/ Prej 24 orësh në flakë, banorët nisin shuarjen e zjarrit në malin e Gjallicës me mjete rrethanore, zero reagim nga

11 Korrik 2020, 14:33 Nga DOSJA
VIDEO/ Prej 24 orësh në flakë, banorët nisin shuarjen e

KUKËS– Zjarri në malin e Gjallicës nuk është shuar ende krejtësisht. Prej më shumë se 24 orësh një sipërfaqe e madhe toke me pisha ka qenë në flakë, dhe janë djegur duke vënë në rrezik Parkun Natyror Korab-Koritnik.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga Dosja.al, banorët e fshatit Shtiqën janë angazhuar dhe me mjete rrethanore kanë bërë të mundur që pjesa më e madhe e flakëve të shuhet.

Zjarri nisi që pasditen e djeshme, teksa u raportua se pjesa në 200 metër alrtësi në malin e Gjallicës ishte në flakë.

Zona e thepisur nuk u mundësonte zjarrikësve që të shkonin në vendin e ngjarjes dhe të shuanin zjarrin, duke bërë që pishat të digjen.

Banorët e zonës bënë thirrje dhe kërkuar ndihmë nga ajri, por deri më tani asnjë nga autoritetet përkatëse nuk kanë reaguar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjallice kukes zjarr ne malin e gjallices gjallice kukes zjarr ne malin e gjallices

Sondazh

Poll