Aktualitet

“Ndërgjegjësimi është ende i ulët”, profesori Et’hem Ruka publikon grafikun e COVID-19: Jemi përkeqësuar

11 Korrik 2020, 13:18 Nga DOSJA

TIRANË-Profesori Et’hem Ruka ka publikuar grafikun e ecurisë së COVID-19 në vendin tonë, që nga data 9 mars, kur u shënuan edhe dy rastet e para, duke thënë se situata sa po vjen e po rëndohet. Sipas tij, jemi përkeqësuar me 24% që nga data 21 maj, ku u shënua bilanci më i mirë, me vetëm 17% të sëmurë.

Më tej profesori ka shtuar, se shkalla e ndërgjegjësimit është e ulët, duke rritur mundësinë e infektimit të personave të shëndetshëm.

Grafiku i COVID-19

Postimi i plotë

11 KORRIK 2020: SITUATA E COVID-19 NE VENDIN TONE Situata e pandemise po vjen duke u renduar. Infektimet ditore jane rritur, po ashtu dhe humbjet e jeteve. Ka disa jave qe numri i te infektuarve ditore eshte shume me i madh se ai i te infektuarve, cka tregon se nje i infektuar infekton gjithmone e me shume subjekte te shendetshme. Sot perqindja e te sheruarve eshte 56%, ajo e te semurve aktive 41% dhe e atyre qe kane ndruar jete 3%. Kjo do te thote qe ne raport me daten 21 maj, si dita me e mire me 17% te semure dhe 80% te sheruar, sot jemi perkeqesuar me 24%. Per te ardhur keq!!!! Ka shume qytetare qe nuk e besojne ende se ka nje virus te rrezikshem ne qarkullim. Shkalla e ndergjegjesimit per rrezikshmerine mbetet e ulet. Ne Tirane zyrtarisht jane 477 individe pozitive, por ne fakt (sipas meje ka shume individe te infektuar asimptomatik) jane shume e shume me teper. Kjo ben qe gjasat e infektimit per individet e tjere te shendetshem jane rritur edhe me shume.

Situata në vendin tonë vijon të përkeqësohet, teksa në 24 orët e fundit humbën jetën 4 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave në 89,  ndërsa u shënuan 93 raste të reja. Në spitalin Infektiv aktualisht po marrin shërbim 72 persona, 8 prej të cilëve në terapi intensive, ku 4 janë intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne shqiperi et'hem ruka covid-19 ne shqiperi et'hem ruka

Sondazh

Poll