Aktualitet

“S’po sillet si virus respirator, po dëmton mëlçinë, zemrën”, Pipero: Kemi edhe pacientë me probleme në tru

11 Korrik 2020, 12:23 Nga DOSJA
“S’po sillet si virus respirator, po dëmton

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar se COVID-19 nuk po sillet vetëm si virus respirator. Në studion e “News 24” ai tha se ka pasur raste që virusi ka goditur fillimisht trurin. Sipas mjekut Covid 19 sjell edhe koagulimin e gjakut.

“Shkakton koagola në të gjithë trupin, kjo mund të sjellë infarkt të trurit, zemrës, probleme të mëlçisë. Ca thonë se dëmtimet që le në veshka janë të pariparueshme. Ajo që mund të them është se Covid 19 nuk po sillet si virus respirator. I pari dëmtohet truri, shkakton konfuzion mendor, të folurit përçart, jep pagjumësi, pra ndodh dëmtim i qelizës së trurit nga virusi. Kemi pasur tre raste pacientësh ku e kemi vërejtur një gjë të tillë, jep dëmtime të qelizave trunore”, tha Pipero.

Ai shtoi më tej: “Kemi 6 apo 7 muaj me këtë virus nuk dimë për sa kohë organet ngelen të dëmtuara prej tij, nuk dimë edhe nëse lë apo nuk lë imunitet. Duhet të kalojnë 18 deri në 24 muaj që të kemi të dhëna më të qarta”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll