Aktualitet

E rëndë! Sulmuan burrin korean për shkak të racës, arrestohen 3 shqiptarët në Francë

11 Korrik 2020, 09:31 Nga DOSJA
E rëndë! Sulmuan burrin korean për shkak të racës,

FRANCË- Tre të rinj shqiptarë emrat e të cilëve nuk janë publikuar janë arrestuar disa javë më  parë në  Francë pasi dhunuan një djalë nga Koreja e Jugut. Ngjarja ka ndodhur disa javë më parë, në Montpellier ku sipas mediave të huaja 29 vjeçari  ishte shënjestra e një sulmi racist .

Po ashtu mediat bëjnë me dije se viktima e ngjarjes ishte duke udhëtuar me një mik, kur u bë subjekt i fyerjeve për shkak të racës e madje një nga shqiptarët e ka ngacmuar te syte  e si pasojë ka plasur sherri.

Mediat shkruajnë se shqiptarët e kanë goditur të riuan aziatik me grushta dhe shkelma e ndërkohë njëri prej tyre e ka gotitur edhe dy herë me thikë. Burri korean u dërgua menjëherë  në një spital por pavarësisht ëmtimeve të rënda tashmë ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shqiptarët që u arrestuan në vendin e ngjarjes po mbahen në paraburgim deri në një vendim të dytë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret ne france shqiptaret ne france

Sondazh

Poll