Aktualitet

15 vite në arrati pasi vrau kunatin/Ekstradohet drejt Shqipërisë bashkëpunëtori i Durim Bamit dhe i dënuari për mashtrim

11 Korrik 2020, 08:34 Nga DOSJA
15 vite në arrati pasi vrau kunatin/Ekstradohet drejt Shqipërisë

TIRANË- Dy të dënuar për vrasje dhe mashtrim janë ekstraduar drejt Shqipërisë. Policia bën me dije se është ekstraduar nga Italia 39-vjeçari i Dritan Karaj, i cili është dënuar me 19 vite burg për vrasje. Ky i fundit, 15 vite më parë ka vrarë kunatin e tij. Po kështu ai ka bashkëpunuar edhe me një personazh të njohur për policinë, Duri Bami, me të cilin ka marrë pjesë në një pengmarrje në Vlorë.

Ndërkohë është ekstraduar nga Franca edhe Ilir Kello, i dënuar me 6 vite burg për mashtrim.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionit e ekstradimit të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar drejt vendit tonë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Interpol Parisin u finalizuan dy operacione ekstradimi. Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar i dënuar me 19 vjet burg, për vepra të rënda kundër personit.

Gjithashtu ekstradohet nga Franca një 45-vjeçar i dënuar për mashtrim. Në vijim të bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga ZQK Interpol Tirana u ekstradua nga Italia shtetasi Dritan Karaj alias Ethem Ademi, 39 vjeç, lindur në Krujë.

Shtetasi Dritan Karaj ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga ZQK Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 19 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrembimi ose mbajtja peng e personit”.

Gjithashtu, po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Ilir Kello, 45 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale ”Mashtrimi”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan karaj ekstradohen dy të dënuar ilir kello dritan karaj ekstradohen dy të dënuar ilir kello

Sondazh

Poll