‘Në janar ishin 3400 të sëmurë ditorë me infeksione respiratore”/ Mjeku Osmënaj flet hapur: Kush u bë burim infeksion
11 Korrik 2020, 08:14Nga DOSJA
TIRANË-Mjeku Renato Osmënaj ka bërë një rezyme të situatës së COVID-19 në Shqipëri. Gjatë një interviste për gazetën Mapo ai ka deklaruar se në javën e fundit të janarit ka pasur rreth 3400 të sëmurë në ditë me infeksione respiratore. Ndërsa sot, sipas tij janë 60 të sëmurë me infeksione respiratore relativisht të rënduara. Mjeku thekson se pas përhapjessë COVID, burimi i parë i infeksionit u bënë Institucionet Shëndetësore dhe pas tyre administrata shtetërore. Osmënaj nënvizon më tej se COVID-19 nuk kursen as moshat e saj.
INTERVISTA E PLOTË:
Doktor çfarë analize keni për shpërthimin e rasteve pas rihapjes, a pritej në këto përmasa dhe sa shqetësuese është për ju? Ishte një situatë e pritshme mbas izolimit total (për mua i pakuptimtë) për rreth 2 muaj pasi prej këtij izolimi u ndërpre zhvillimi normal i epidemisëgjë që solli si pasojëmungesën e normalitetit tëkurbës. Nëkëto momente kjo kurbëështë pak më e fryrë në shifra por me stabilitet për fundin e saj (bishtin). Shtimi i numrit të rasteve ka ardhur si pasojë e mungesës sënjë strategjie eficiente dhe gabimeve tëbëra në fazat e hapjes duke mos ndjekur me kritere specifike çdo fazë të hapjes së vendit. Nëjavën e fundit të janarit kemi pasur rreth 3400 tësëmurë në ditë me infeksione respiratore sipas tëdhënave të ISHP, ndërsa sot mund të jenë 60 tësëmurë nga infeksione respiratore relativisht të rënduara. Gjatë hapjes së vendit burimi i parë i infeksionit u bënë Institucionet Shëndetësore dhe pas tyre administrata shtetërore. Nëkëto kushte, situata doli jashtë kontrollit të drejtuesve tëTask-Forcës.
-A është ky lloj analizimi, me tamponë, mënyra më e mirëpër të marrë vesh gjendjen reale?
Tamponimi ështënjë nga metodat e parandalimit kur ai është nënumër tëkonsiderueshëm (duhet të kemi parasysh fals-negativitetin e rezultatit dhe vonesat e kryerjes së tamponit dhe dhënies sëpërgjigjes). Në vendin tonë nuk u bëasnjëherëtamponimi në shifra të konsiderueshme të cilat mund të merreshin si bazëpër të analizuar situatën e epidemisë.
Aktualisht, pjesa e konsiderueshme e personave të infektuar po ndiqen me CT si për t’u diagnostikuar nga COVID-19, ashtu dhe për të bërë ndjekjen e sëmundjes. Arsyeja e parë ështëvështirësia që hasin përbërjen e tamponit dhe arsyeja tjetërështë diagnostikimi i hershëm i cili është dhe kushti kryesor nëshërimin e tyre.
Aktualisht në vendin tonë kanë humbur efikasitetin masat parandaluese tëndërmarra nga komiteti. Duke pasur parasysh që nëfazën akute pozitiviteti nëdiagnozën me CT arriti 98% kam propozuar që në muajin prill, qëTriazhimi duhej të kryhej nëditën e 2-3, bazuar nëvlerësimin klinik nga MF, LABORATORIK GJAK KOMPLET +PCR + CT. Kjo ishte tërësisht e mundur pasi të gjitha spitalet rajonale kanë kapaictet për kryerjen e këtijTriazhimi, i cili diagnostikon, stadifikon dhe bën prognozë të hershme tëpatologjisë e cila përmirësondukshëmshërimin.
Rezervat e mia për të dyja mënyrat e depistimit, qoftë tamponi qoftëserologjia lidhen me:
1.Fals-negativitetine tamponit qëështë 45%
2. E vetmja aparaturë që kryen serologjinëështë blerë në 2009 me mangësi teknike dhe në bazë të provave shkencore anti-trupat mund të krijohen 3-6 muaj mbas kalimit tësëmundjes.
-Si po menahohet sipas jush gjendja nga autoritetet shëndetësore, a kemi numrin e duhur tështretërve dhe mjeteve për trajtim? Lufta anti–COVID në vendin tonë e ndau sistemin shëndetësornë dy kampe: në frontin politik dhe atëmjekësor gjë e cila solli moskoordinim veprimi brenda strukturave shëndetësore. Dhe si pasojë pati:
1.Keqmenaxhim në drejtim të krijimit tënjë infrastrukture spitalore adekuate, si p.sh. krijimi i dhomave me presion negativ e cila do tëmundësonte uljen e dozësvirale të kontaminimit për tësëmurët dhe uljen e riskut të infektimit për personelin.
2.Dëmi më i madh qëiu bë sistemit ishte largimi nga skema e parandalimit e MJEKUT të Familjes dhe centralizimi drejt urgjencëskombëtare e cila solli vonesa prej 10-15 ditësh në diagnostikimin e sëmundjes.
3.Interpretimi politik i situatës me njëpanikim të pavlerë qoftë tëpopullatës apo punonjësve të sistemit shëndetësor, çoi nënjëçoroditje si përpunonjësitshëndetësor ashtu dhe përqytetarët.
-Kemi disa raste tëpërsëritura me vdekshmëri në mosha të reja, si e shpjegoni ju këtë? Fatalitetet e njësëmundjejefatkeqësisht nuk kursejnë as moshat e reja por ajo qëunë mendoj është se kjo ka ardhur si pasojë e mosdiagnostikimit të hershëm të tyre apo dhe sëmundjevebashkëshoqëruese që mund tëkenë pasur.
Vdekshmëria në moshat e reja lidhet me diagnostikimin e vonshëm tësëmundjes dhe avancimin e saj në prekjen e pulmonit. Është e vërtetë që ky virus ka shumë të panjohura por gjithashtu është e vërtetë se përvoja e deritanishme ka treguar që sa më herët të kapet sëmundja aq më i sigurt ështëshërimi i saj.
-Si duhej trajtuar që në fillesë pandemia, a kishte ndonjë mënyrëpër ta mbajtur nën kontroll? Ka modele të njohura të suksesshme qëjanëpërdorur në të gjithë botën për parandalimin e kësaj pandemie. Modeli që u përdor te ne ishte një“copy paste” i shëmtuar dhe përveç kësaj tanket e nxjerra në rrugë ishin origjinalitet i kësajqeverie. Kam propozuar që në fillim modelin izraelit, krijimin e imunitetit dhe paralelisht kujdesin dhe distanciminpër moshat e treta. Ky virus është virus i ambienteve të mbyllura dhe kohës së zgjatur të ekspozimit gjë që ebën mjaft të dyshimte rolin e mjeteve mbrojtëse si maska, mbasi mendoj se ka mëshumë efikasitet ajrosja e ambienteve të mbyllura. Faktet kanë treguar që edhe personat që kanë qenëstriktë në rregullat e mbrojtjes personale (deri më të sofistikuarat si veshjet spitalore) përsërijanë kontaminuar.
-Ju keni qenënjëzë kritik që në fillim, a keni pasur mundësi t’i bëni të ditura shqetësimetpranë autoriteteve ose komitetit të ekspertëve? Unë jam mjek dhe kam një imazh publik pasi kam 20 vite që iu shërbej qytetarëve tëkëtij vendi. Kritikat dhe sugjerimet e mia kanë qenë pothuajse të përditshmenëpërmjet rrjeteve sociale ashtu si kanë qenë të përditshme kuraja dhe këshillatmjekësore të domosdoshme për qytetarët apo tëgjithë të njohurit e mi.
Nëvazhdimësi kam komunikuar me stafin mjekësor të spitalit infektiv, pjesë e të cilit kam nderin të jem dhe respekti për ta është maksimal.
Duke mos pasur mndësië e kontaktit me komitetin e shpëtimit kam përcjellë mesazhe mjaft profesionale për ta nëpërmjet rrjeteve sociale dhe TV. Ajo çfarë kam kuptuar këta muaj është që ky komitet mund të quhet thjesht një vesh i shurdhër.
Pavarësisht se është ndoshta vonë po iu bëj thirrje publike jo profesionistëve tëfushës që kjo luftë duhet të drejtohet nga ekspertët e mjekësisë aktive ndaj luftësanticovid dhe jo nga Rama,Ogerta apo Tritan Shehu.
-Cili mendoni se do të jetë ndikimi i kësaj gjendjeje nëturizëm, a ka ndonjëmënyrëpër tëshpëtuar sezonin sipas jush? Situatën e turizmit nëvendin tonë e shikoj të trishtueshme mbasi jemi të identifikuar si një nga shtetet më tëdobëta në menaxhimin e epidemisë. Duke qenë se i gjithë menaxhimi shëndetësor kryhet vetëm nënjë spital qartazi kemi pranuar qëstrukturat tona spitalore janëjashtë funksionit dhe pa kapacitet pritjejecilësor dhe sasior për tësëmurët e rastësishëm në tëgjithë vendin, ku përfshihen dhe turistët.
Me keqardhje kam mësuar nga kontaktet e mia personale qëagjencitë turistike reklamojnë një risk të lartëpër vizitat turistike në vendin tonë. Pra ne, përagjencitë e udhëtimit dhe ato turistike, jemi vend i pasigurt në menaxhimin e problemeve shëndetësore, qofshin covid apo jocovid.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJIROKASTËR-Shënohen 5 raste të reja me COVID-19 në Gjirokastër. Të 5 rastet e reja janë kontakte të pedagoges së konfirmuar më parë. Dosja.al mëson se bëh...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në fshatin Domje, ku treni i linjës Durrës-Kashar është përplasur me një makinë. Policia bën me dije se t...
DURRËS– Policia e Durrësit ka finalzuar me sukses operacionin e koduar “Periferia” Mësohet se janë arrestuar D. S., 18 vjeç dhe H. Q., 20 vjeç...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë apel qytetarëve dhe turistëve të treg...
GRAMSH- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një sherr mes disa personave në një lokal të qytetit të Gramshit. Burime për Dosja.al bëjnë me dij se gjatë sherrit, tre t...
TIRANË- Ndahet nga jeta kirurgu i njohur, Abdyl Myzyri. Lajmin e ka dhënë mjeku Petrti Vargu, i cili tregon se asnjë ambulancë nuk mbërriti në kohë për t’i...
SARANDË- Gjendet e vdekur një grua brenda dhomës së hotelit në Sarandë. Mësohet se viktima është 69-vjeçarja me iniciale L.P, e cila mëngjesin e sot...