Aktualitet

Shqetësoi banorët me muzikën e lartë, procedohet pronari i një lokali në Berat, sekuestrohen pajisjet muzikore

11 Korrik 2020, 09:15 Nga DOSJA
Shqetësoi banorët me muzikën e lartë, procedohet pronari i

BERAT– Pronari i një lokali në lagjen “10 korriku” në Berat është proceduar nga policia, pasi kishte ngritur volumin e muzikës, duke shqetësuar banorët.  Mësohet se i proceduar është një 51-vjeçar me iniciale M.Ç.

Ky i fundit nuk iu bind urdhërit të policisë për të ulur muzikën dhe pas largimit të bluve, e ngrit sërish volumin. Njëkohësisht janë sekuestruar edhe pajisjet muzikore të policisë.

Komunikata e Policisë Berat

Vijojnë kontrollet e pandërprera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Berat, në subjektet tregtare, për respektimin e protokolleve të sigurisë. Procedohet penalisht pronari i një lokali, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Sekuestrohen disa pajisje muzikore të lokalit.M Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat vijojnë kontrollet ndaj subjekteve që nuk respektojnë protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vijojnë aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Nisur dhe nga shqetësimet e qytetarëve, se në lagjen “10 Korriku”, një lokal vendoste muzikë të lartë, tej normave të lejuara, forcat e Policisë shkuan menjëherë aty dhe pas konstatimit të muzikës së lartë iu komunikua pronarit të lokalit se duhet të ulte muzikën, gjë e cila nuk u zbatua pas largimit të punonjësve të Policisë.M Në këto kushte punonjësit e Policisë kanë shkuar përsëri për kontroll dhe në vijim të veprimeve u procedua penalisht pronari i lokalit, shtetasi M. Ç., 51 vjeç, banues në Velabisht. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet muzikore të lokalit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e beratit prcedohet pronari i lokalit ne berat policia e beratit prcedohet pronari i lokalit ne berat

Sondazh

Poll